Alarm në Uashington/ Lirohen gabimisht 3200 të burgosur

0
129

 

bbbbbbbShteti i Uashingtonit është në gatishmëri pasi më shumë se 3200 të burgosur janë liruar padrejtësisht nga burgu.
Autoritetet pohojnë se ky gabim është bërë në përllogaritjen e viteve dhe të amistisë që ata përfitonin për shkak të sjelljes së mirë.
Drejtues të burgjeve i kanë bërë thirrje të liruarve të rikthehen përsëri në qeli për të përfunduar saktësisht dënimin.
Deri tani vetëm 5 të burgosur i janë përgjigjur thirrjes së drejtuesve ndërsa ky gabim në përllogaritjen e ditëve është bërë për 13 vite me radhë.
Sipas policisë të burgosurit janë liruar mesatarisht 49 ditë para afatit të dhënë nga gjykata.
“Është çmenduri si një gabim i tillë është lejuar të ndodhë për 13 vite me radhë. Jam thellësisht i zhgënjyer dhe ende nuk e kuptoj si mund të ketë ndodhur ky gabim. Kjo ngjarje do të hetohet”, u shpreh guvernator i Uashingtonit, Jay Inslee.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency