Aksion policorë/ Arrestohen 3 persona dhe kapen 12 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve

0
113

 

 

kkkNë të gjithë vendin është intensifikuar puna për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe transportit të lëndëve drusore pa licensë ku gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar dhe goditur 12 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Nga ky aksion janë arrestuar në flagranë 3 persona, konkretisht në Kukës, Lezhë e Librazhd ndërkohë që policia ka proçeduar penalisht 9 të tjerë në Dibër, Kukës, Pukë, Shkodër, Lezhë Elbasan e Librazhd.

Përveç kundravajtësve janë prekur edhe punonjësit e Shërbimit Pyjor, ku janë proçeduar penalisht për “Shpërdorim detyre” dy Inspektorë të Policisë Pyjore në Kukës. Të dhënat e policisë saktësojnë se nga ky aksion në të gjtihë vendin, janë sekuestruar 150 metër kub lëndë drusore si dhe 12 automjete. Policia e Librazhdit ka kapur Bledar Lushkan, e Kukësit Ismail Lleshin ndërsa e Lezhës Frrok Simonajn.

Gjatë 24 orëve të fundit janë proçeduar penalisht edhe 9 të tjerë për prerje dhe transport të lëndëve drusore pa leje, nga këto dy raste janë në Pukë ku dy shtetas F.L 38 vjeç dhe S.Gj 45 vjeç janë proçeduar penalisht në Prokurori. Si dhe një në rast në Shkodër për shtetasin A.Ç 26 vjeç banues në Shkodër. Dy raste janë shënuar edhe në Dibër ku K.L 43 vjeç dhe U.SH 51 vjeç janë proçeduar penalisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency