Viti 2016 rritje pagash për mësuesët . Po sa do të jetë paga..?

0
118

 

 

mmmmmSindikata e arsimit, pas një viti negociatash, ka mundur të nënshkruajë kontratën kolektive me ministrinë e Arsimit.

Në të parashikohet rritja e pagës për mësuesit e cila do të jetë mbi 2 mijë lekë të reja. Bisedimet vijojnë për shpërblimet e fundvitit për të cilën sindikata paralajmëron betejë ligjore nëse mësuesit nuk përfitojnë.

Ndryshe nga sa është parashikuar në buxhetin e vitit 2016, pagat e mësueseve do të rriten me mbi 2 mijë lekë të reja gjatë vitit të ardhshëm.

Ky është produkt i nënshkrimit të kontratës kolektive midis ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe Sindikatës së arsimit.

Kryetar i Sindikatës së Arsimit Dhe Shkencës,  Nevrus Kaptelli: “Duhet të ketë çdo vit një rritje page jo më pak se dyfishi I inflacionit zyrtar të shpallur. Po ta përkthejmë në shifra konkrete përkthehet në 2 mijë lekë të reja në muaj.

Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me shpërblimet e fundvitit. Sindikata është ende në negociata me ministrinë e Arsimit për ta marrë brenda këtij viti shpërblimin e mësueseve prej 10 mijë lekësh të në të kundërt ata paralajmërojnë betejë ligjore.

Nevrus Kaptelli: Për këtë vit është parashikuar dhe po insistojmë ta realizojmë shpërblimin vjetor të mësuesve

Kontrata e punës u nënshkrua pas negociatave 1 vjeçare dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2017.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency