Studim/ Ja cila është mosha ideale për tu bërë nënë

0
154

 

largea_6671414673000Nëse jeni rreth të 20-ave, me siguri e shihni faqen tuaj të Facebook-ut ose Instagramit me foto çiftesh të martuara ose bebash. BEBA KUDO! Shtoji kësaj dhe presionin nga familja që duhet të lëvizësh, kur ti akoma s’ke gjetur një burrë të hajrit.

Mbijetesa bëhet e pamundur. Por mos u nxitoni për të nisur një familje. Sipas një studimi të ri, gjëja më më mënd që mund të bëni në atë moshë, është të prisni përpara se të mendoni për familje. Sipas studiuesve në Shkollën e Ekonomisë në Londër, mosha ideale për të lindur një fëmijë është 30 vjeç.

Studimi i publikuar thoshte se fëmijët e lindur nga femrat në moshën 30-vjeçare janë më inteligjent dhe kanë performancë më të lartë krahasuar me ata që kanë lindur nga nëna 20 apo 40 vjeç. Gjithashtu femrat që bëhen për herë të parë nëna në moshën 30 vjeçare, janë më të edukuara, kanë gjendje ekonomike më të mirë, konsultohen në vazhdimësi me mjekun gjatë shtatzënisë dhe e kanë gjithçka të planifikuar.

Femrat që lindin në moshën 40-vjeç kanë më shumë gjasa për të patur fëmijë obezë, pasi nuk kanë aq ‘fuqi’ sa nënat më të reja për të luajtur me fëmijët e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency