Miss Universe Pia Alonzo flet pas incidentit

0
130

mmmmiiMiss Filipinet Pia Alonzo Wurtzbach ka ecur në tepihun e kuq të konferencës së organizuar nga Miss Universe 2015 në The Axis në Las Vegas.

Bukuroshja 26 vjeçare ka folur për Entertainmet Tonight në lidhje me incidentin e kurorëzimit të Miss Universe në të cilin ajo fillimisht u njofua se ishte në vendin e dytë, transmeton Klan Kosova.

“Isha konfuze, nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhte”, tha Pia.

“Nuk e prisja se kjo do të ndodhte”.

“Më është dashur ta pyes shumë herë menaxherin tim “A kam fituar në të vërtetë?” “A jam unë Miss Universe?”, dhe ai tha “ Ti je fituesja e vërtetë”, tregoi Pia.

Pia tha se ende nuk ka biseduar me Miss Columbia Adriadna Guiterrez pas këtij incidenti.

“Ajo po qante dhe ishte një turmë e njerëzve rreth saj, vajzat që po e ngushëllonin atë”, tha Pia.

“Unë isha shumë afër saj, por isha e vendosur se ndoshta do të ishte koha më e keqe për ta ngushëlluar, dhe për t’i kërkuar falje për atë që sapo kishte ndodhur. Kështu që këtë gjë ndoshta do ta bëjë në të ardhmen e afërt”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency