Drejtori menaxhues Bradshaw/Gazsjellësi TAP pret financime nga agjenci dhe banka shumëpalëshe

0
123

 

gaaa ttTAP po planifikon të marrë financime nga agjenci shumëpalëshe, agjencitë e kredisë së eksportit dhe bankat tregtare gjatë vitit 2016. Drejtori menaxhues Ian Bradshaw, i TAP-it, tha se “projektet e energjisë si TAP-i vijojnë të jenë investime të besueshme afatgjata tregtare dhe unë jam me të vërtetë i kënaqur me nivelin e interesit të treguar në mbështetje të projektit TAP. Si një vepër infrastrukturore energjetike strategjike për Bashkimin Evropian, TAP-it i është dhënë statusi i Projektit në Interesin e Përbashkët (PCI) dhe është mbështetur nga qeveritë e vendeve tona pritëse: Greqia, Shqipëria dhe Italia”. Këtë deklaratë ai e dha në një event në Londër, ku morën pjesë përfaqësuesit e më shumë se 20 bankave kryesore që financojnë projekte, të organizuar nga Trans Adriatic Pipeline AG. Drejtuesit e lartë të TAP-it së bashku me përfaqësuesit e aksionarëve të kompanisë, të shoqëruar nga këshilltarët financiarë dhe ligjorë të TAP-it, përkatësisht, Société Générale dhe Allen & Overy, theksuan arsyetimin e fuqishëm të projektit, përditësuan të pranishmit mbi progresin e deritanishëm të projektit dhe paraqitën programin e financimit të projektit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency