Vizita e Ramës në Izrael/ Netanjahu: “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”

0
137

ramann

Izraeli nuk e ka harruar ndihmën që shqiptarët kanë dhënë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është shprehur Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Ai ka pritur në Tel Aviv Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”, është shprehur Netanjahu, duke vënë në dukje se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më parë.

“Gjatë holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke refuzuar t’ua dorëzonte nazistëve”, tha Netanjahu. Të dy Kryeministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, për të cilat Netanjahu tha se shënon 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, miqësinë që është më e hershme që nga lufta e dytë botërore.

Jerusalem Post shkruan se gjatë Holokaustit, shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve muslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera. Gjatë vizitës dy ditore në Izrael, Kryeministri Rama do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency