Stresi provokon për "sherr"…

0
133

st ddddddddddStresi vazhdon të provokojë edhe pse tashmë kanë kaluar javë që nga sherri mes këngëtareve Stine dhe Flori Mumajesi, për shkak të të cilit Flori  përfundoi në spital me një të çarë në ballë.

Reperi tropojan, të cilit i pëlqen të njihet si “Bad Boy” i muzikës shqiptare, u përfshin në këtë ngjarje, pasi pas sherrit pretendon se ka rrahur Stinen, duke u rreshtuar kështu në krah të Florit.

Por kaq duket se nuk i mjafton Stresit, i cili, edhe pas shumë kërcënimeve të bëra hapur, vazhdon të mbajë gjallë atmosferën e sherrit.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Arkimed Lushaj, ka shkruar në mënyrë provokuese fjalë të tekstit të këngës së Florit në Kënga Magjike. “Po Presssssss me ma thon nje fjal me ma shkrujt nje text, gabimisht me ma dergu me gjet pretekst pik pik pik yeahhhhhh me fjal te vogla flasim ne cunat? ??? A Mi sheh fotografite ndonjeher???”, shkruan Stresi në Instagramin e tij.

Gjithçka duket si një sfidë ndaj dikujt për sherr, por kunder kujt?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency