Skemë mashtruese prej 1.5 milionë eurosh, në gjykim 7 persona

0
128

 

 

ppooProkuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 7 persona dhe 4 kompani të administruara prej tyre, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 1.5 milionë dollarë. Bashkë me këta persona, është dërguar për gjykim edhe një inspektore e Tatimeve Korçë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Në qendër të kësaj skeme mashtruese qëndron shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Ky shtetas, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë krijuar disa kompani në të cilat kryenin shit-blerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se shtetasi Kapurani ka shitur në mënyrë informale rreth 45 mijë ton beton, si edhe mallra të tjerë, duke iu shmangur dukshëm detyrimeve tatimore. Të hetuarit: Foto Kapurani, Vangjush Çerepi, Sotiraq Beçi, Jorgji Ziko, Erion Berberi, Arjan Seferi, Dhimitri Metellari. Donika Dimareli, e hetuar me masë sigurimi personal “Pezullimit të ushtrimit të një detyre ose funksioni publik|, me detyrë inspektore kontrolli në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency