Reforma në drejtësi/ Kryeprokurori Adriatik Llalla: “Po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit”

0
137

 

 

 

lllKryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla duket se nuk i kanë bërë përshtypje deklaratat e forta për reformën në drejtësi. Llalla foli për reformën në drejtësi, gjatë takimit konsultativ me krerët e Prokurorive, ku ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit, – është shprehur kryeprokurori i cili më pas tha se edhe mund të ketë “elementë problematikë” në prokurori, por “institucioni ka kapacitetet për t’i luftuar”.

Dy prokurorë janë ndaluar për korrupsion kohët e fundit. Petrit Vukaj në Fier dhe Haxhi Giu, në Krujë.

Në paketën ligjore për reformën në drejtësi, parashikohet që Adriatik Llalla duhet të largohet nga detyra, menjëherë pas miratimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency