Protesta e FRPD/ Basha: Është një sprovë e madhe për shqiptarët, flisni hapur siç flet rinia

0
117

 

 

 

basha5Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar protestës së të rinjve të PD-ve që zhvillohet përpara Parlamentit. Ai e mori fjalën në mesditë, pasi dëgjoi disa prej deputetëve dhe të rinjve dhe që në krye, theksoi se kjo e tanishmja, pas 25 vjetësh, “është një sprovë e madhe për shqiptarët. Pas 25 vitesh, fati po i teston prapë zogjtë e shqipës.

Ju falenderoj që jeni mbledhur sot para parlamentit në këtë ditë të fundit të seancës parlamentare për 2015-ën me shpresën, energjinë, forcën – dhuratë e Zotit për prindërit, familjet, kombin shqiptar dhe PD-në.

Ju sot para Parlamentit i thatë shqiptarëve me zë të lartë arsyet se pse qeveria Ramës është de facto, qeveria e rrëzuar, e sprapsur, e ndalur. Ju folët hapur siç di të flasë rinia, të pakompleksuar, treguat hapur siç flet rinia.

Ekonomia sot tregon qartë se qeveria e Shqipërisë është shndrruar në bandën më të madhe të këtyre 25 vjetëve.

Vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency