Presidenti francez, letër falenderuese Nishanit për mbështetjen e dhënë në atentatin e Parisit

0
115

 

 

 

 

frPresidenti Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Francës Francois Hollande, për ngushëllimet që i dërgoi kreu i shtetit shqiptar homologut të tij për sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Në letrën e falenderimit, Presidenti francez thotë se terroristët donin që të shkatërronin shpirtin e Francës dhe vlerat e lirisë. Hollande falenderoi Nishanin duke i thënë se mesazhi i tij i ngushëllimit ndihmon në betejën e francezve kundër barbarisë.

Letra e Presidentit të Francës

“Zoti President,

Jam prekur shumë nga fjalët e mesazhit tuaj ngushëllues që më dërguat pas atentateve të tmerrshme që pllakosën në zi Francën më 13 nëntor. Dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht.

Këto sulme të ulëta kanë shkaktuar shumë viktima. Vrasësit donin të shkatërronin shpirtin e Francës. Ata donin të vrisnin vlerat tona të tolerancës, të paqes dhe të lirisë, vlera nga të cilat ne nuk do të heqim dorë kurrë.

Të jini i sigurt që ne nuk do të përkulemi nga tmerri. Në vend që ta lëkundin bindjen tonë, këto akte të ulëta dhe të mjerueshme e kanë forcuar vendosmërinë tonë për të çrrënjosur terrorizmin.

Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, mesazhet e miqësisë dhe të solidaritetit që na kanë ardhur nga i gjithë planeti, ashtu si dhe mesazhi juaj, përbëjnë një ndihmë të çmuar në betejën tonë kundër urrejtjes dhe barbarisë.

Duke ju përsëritur të gjithë falënderimet e mia, ju lutem të besoni Zoti President në sigurinë e konsideratës sime të lartë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency