Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për Dekriminalizimin

0
138

 

nishani-380x290Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për Dekriminalizimin, që u miratua në Kuvend të enjten me shumicë votash mes mazhorancës dhe opozitës. Ligji për Dekriminalizimin parashikon që ndalohen të punësohen në administratë persona me të kaluar kriminale. Ligji u miratua në unanimitet me 132 vota pro.

 

Amendamentet detyrojnë gjithashtu titullarët e institucioneve ku konstatohet se ndodhen individë me të kaluar kriminale , që brenda 5 ditëve të shpallin të pavlefshëm mandatin ose të nxjerrin aktin e shkarkimit ët tyre. Nëpërmjet një amendamenti të posaçëm shfuqizohen një seri nenesh të tjera kushtetuese të cilat i referohen zgjedhjes së funksionarëve publik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency