Pala serbe shtyn për në janarë vizitën e Metës

0
132

 

 

mmmmmmmKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duhej të udhëtonte sot për në Beograd, për një vizitë zyrtare. Por paradite burime pranë Kuvendit bënë të ditur se kjo vizitë është anuluar dhe se Meta mund ta zhvillojë vizitën në janar të vitit të ardhshëm.Mbi arsyet, nuk ka ende një version zyrtar. Por nga burimet e sipërpërmendura mësohet se Meta ka preferuar të qëndrojë në Tiranë, për shkak të seancës së fundit plenare për këtë vit. Anulimi pretendohet se ka të bëjë edhe me faktin se jashtë Shqipërisë gjendet edhe kryeministri Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael.Por kjo mbetet një pistë e pabesueshme pasi edhe herë të tjera Rama e Meta e kanë lënë njëkohësisht vendin. Madje sëbashku me presidentin Nishani. Anulimi i vizitave nuk mund të jetë i njëanshëm.Pasi një vizitë e këtij niveli ka një axhende të përcaktuar në detaj. Askush nuk mund ta besojë se kabineti i Metës të ketë njoftuar palën serbe se kryeparlamentari Meta pas këshillimit me Lenc Vangjelin vendosi ta shtyjë vizitën për një kohë tjetër.Kohë kur kryeministri Rama të jetë në atdhe.Arsyeja e vërtet duket se ka te bëjë me palën serbe. Po bëjnë me Metën njëlloj siç bënë edhe me kryeministrin Edi Rama.Duke parë dëshirën e zjarrtë të zyrtarëve shqiptarë për të vizituar Beogradin, pala serbe po tallet me ta duke ua shtyrë vizitat në minutat e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency