Krimi /Masakër në Durrës, atentat me kallashnikov dy të rinjve tek Porti

0

 

Loading...

 

1422647_10156258546875214_2139148289_nNë vendin e ngjarjes dy të rinjtë po udhëtonin me automjetin e tyre tip “BMW” dhe janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar. Viktimat janë Ervin Kodra, 33 vjeç, nga Durrësi dhe Endri Caushaj, 25 vjeç, nga Vlora.

 

Një krim i dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45, ku dy të rinj janë ekzekutuar në pritë pranë Kullës Veneciane, ose siç njihet ndryshe Zona e Torrës në Durrës. Mësohet se një automjet tip “BMW”, ngjyrë gri me targë AA292IH ku ndodheshin dy të rinjtë është qëlluar disa herë me breshëri. Dëshmitarët pohojnë se në momentin që është qëlluar, automjeti ka qenë duke lëvizur ngadalë dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër dhe më tej në një lokal. Policia thotë se një prej viktimave është identifikuar si Ervin Kodra, rreth 20 vjeç, ndërsa viktima tjetër është një i riu nga Vlora Endri Çaushaj. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë automjetit në qendër të qytetit dhe kanë qëlluar me armë nga të dyja anët e automjetit, pasi xhamat janë thyer nga të dyja anët dhe personat që ndodheshin brenda kanë vdekur menjëherë.

 

Ngjarja e rëndë

Breshëritë e kallashnikovit tronditën qendrën e qytetit të Durrësit mbrëmjen e së dielës. Dy të rinj kanë humbur jetën në një atentat me armë në shëtitoren “Taulantia” në hyrje të portit. Sipas burimeve policore në vendin e ngjarjes dy të rinjtë po udhëtonin me automjetin e tyre tip “BMW” dhe janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar. Viktimat janë Ervin Kodra 33 vjeç nga Durrësi dhe Endri Caushaj 25 vjeç nga Vlora. Ngjarja ndodhi rreth orë 21.45 minuta. Burime policore në vendin e ngjarjes thanë se autoret e vrasjes së dyfishtë po udhëtonin me një tjetër automjet teksa kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të dy të rinjve që udhëtonin me “BMW”. Pas plumbave të marrë makina ku udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga duke përshkuar edhe disa metra derisa ndali në rrethimin e një lokali.

 

Deklarata

Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para për ngjarjen. Sipas saj më datë 20.12.2015, rreth orës 20:45, në lagjen Nr. 1 në afërsi të Portit, Durrës në mjetin tip “BMW” me targa AA 292 IH janë vrarë dy persona me armë zjarri, konkretisht shtetasit: Ervin Kodra, banues në Durrës dhe Endri Caushaj, banues në Vlorë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Forca të shumta të policisë kriminale ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që Policia e Durrësit është ngritur më këmbë për kapjen e autorëve. Nga skena e gjithë krimit, duket se atentati ka qenë i mirëplanifikuar dhe se autorët i kanë ditur lëvizjet e viktimave.

 

 

Loading...