Juventusi tregon grintë ndaj Carpit, Napoli mban hapin

0
104

 

 

jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjBardhezinjtë e Allegrit me këtë ritëm po shndërrohen pretendentët kryesore për titullin pavarësisht startit të dobët të sezonit. Skuadra emiliane e befasoi Juventusin në minutën e 15-të me një gol të bukur të Borrielos, por gëzimi i vendasve zgjati shumë pak, pasi tre minuta më pas Mandzukic me një kthesë të shpejtë ktheu ekuilibrat në shifra. Sulmuesi kroat u bë sërish protagonist në minutën e 41-të duke dërguar për herë të dytë topin në rrjetë pas një krosimi të Evra. Në fillim të pjesës së dytë Pogba i çoi në 3-1 shifrat, për ta bërë më të lehtë suksesin e Juventusit, por në minutat shtesë bardhezinjtë u shpërqendruan duke rrezikuar fitoren. Fillimisht Bonucci në tentativë për të larguar rrezikun e dërgoi topin me kokë në portën e tij. Pak çaste para së gjyqtari të vërshëllente për herë të fundit Lollo i gjendur i lirë pranë zonës së portierit, nuk arriti ta godiste si duhet topin, moment shkaktoi një reagim të ashpër në stol të trajnerit Allegri ndaj mbrojtjes bardhezi. Napoli nuk e lejoi Juventusin ta parakalonte në renditje pasi fitoi 3-1 në transfertë me Atalantën. Jugorët kaluan në epërsi me një 11-metërsh të Hamsik, që ishte me fat në ekzekutim pasi topi e kaloi vijën e portës pasi u përplas në shtyllë. Gomez barazoi shumë shpejt për Atalantën, por Higuain që kishte shpërdoruar disa mundësi më parë arriti të kalojë sërish në epërsi ekipin e Sarrit. Higuain u përsërit sërish dhe pesë minuta para fundit kur shënoi dhe dygolëshin personal për të mbyllur përfundimisht ndeshjen për Napolin, që kishte mbetur me 10 vetë pas daljes me të kuq të Jorginhos. Fiorentina gjithashtu mori 3 pikët duke qëndruar në vendet e larta të klasifikimit pas suksesit 2-0 me Chievon, ku Kalinic dhe Ilicic zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Më në fund pak qetësi dhe për Romën që pas eliminimit dhe në Kupë u rikthye të fitorja në Serie A pas katër sfidash dhe 1 muaji e gjysmë duke mposhtur Genoan 2-0 me gola të Florenzit dhe Sadiq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency