Greqi/ Arrestohet shqiptari me 13 kg drogë

0
118

 

 

 

ggPolicia e Greqisë arrestoi në Korfuz një shqiptar që transportonte lëndë narkotike me makinën e tij. Shqiptari 43-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u ndalua pasi iu gjetën 13 kilogramë kanabis sativa e ndarë në 14 pako.

Droga u zbulua pas një kontrolli nga qeni antidrogë, i cili zbuloi se kanabisi ishte fshehur në makinë. Shqiptarit iu sekuestrua makina, disa Euro dhe një celular.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency