Dialogu mjet i domosdoshëm në zhvillimi ekonomik Kosovë-Serbi

0
145

 

koKosova dhe Serbia e kanë të domosdoshëm komunikimin në ekonomi. Një nismë e dy Dhomave të Tregtisë ka bërë që të zgjidhen shumë probleme, ndërsa subjektet ekonomike kanë pasur deri më tani 14 takime.

Në një të tillë në Beograd, zyrtarët e këtyre organizatave kanë thënë se nevoja për një dialog ekonomik është shumë e madhe.

“Interesimi i bizneseve për këtë takim, që ka mbledhur 150 kompani, është treguesi më i mirë për nevojën dhe qëllueshmërinë e kësaj ideje për bashkëpunimin e dy dhomave dhe interesave që kanë, por edhe për krijimin e lidhjeve ekonomike dhe mundësinë e paraqitjes në tregjet e treta”, tha Marko Cadezh, Dhoma Ekonomike e Serbisë.

Por edhe politika, pavarësisht se zakonisht nxjerr me shumë pengesa, ka mbështetur nevojën për një lidhje nëpërmjet punës.

“Beogradi dhe Prishtina kanë probleme të njëjta dhe këto janë kushtet e këqija ekonomike, numri i lartë i papunësisë, probleme sistematike në funksionimin e institucioneve dhe sfidat ekonomike, që mund t’i tejkalojmë vetëm përmes bashkëpunimit dhe dialogut”, tha Marko Gjuriç, zyra për Kosovën dhe Metohinë, Serbi.

Kosova dhe Serbia kanë një shkëmbim të lartë ekonomik dhe, sipas statistikave, Kosova është një nga tregjet e rëndësishme të Serbisë, për faktin se shumica e kompanive serbe eksportojnë në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency