Interi dhe Roma, rivalët më të mëdhenj

0
145

 

 

iimmMbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, beson që Roma dhe Interi do të jenë kundërshtarët e “Zonjës së Vjetër” deri në fund. Bardhezinjtë kanë fituar gjashtë ndeshje radhazi dhe janë futur në garë për titull pasi tanimë gjenden në vendin e katërt. “A kanë frikë skuadrat tjera nga ne? Nuk e di. Ne jemi të fokusuar të fitojmë dhe mendoj që e kemi gjetur rrugën. Nuk jam i interesuar të di se të tjerët a frikësohen apo jo. A mund ta fitojë Interi titullin? Sigurisht, sikurse edhe Roma janë dy ekipe të mira me trajner të mirë. Së bashku do të luftojmë deri në fund për titull”, – tha Lichtsteiner. Mbrojtësi zviceran ka folur edhe për ndeshjen e radhës me Caprin ku pret edhe fitoren e radhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency