Blanc drejt rinovimit me PSG-në

0
123

 

 

blanc-drejt-rinovimit-me-psg_hdLaurent Blanc pritet të jetë trajner i Paris Saint Germmain deri në verë të 2018-ës. Të paktën ky është pretendimi i klubit francez, që ka nisur bisedimet me 50-vjeçarin për zgjatjen e bashkëpunimit. Gjithçka po ndodh në momentin kur Jose Mourinho u shkarkuar nga Chelsea, duke hedhur poshtë zërat e javëve apo muajve të fundit për emërimin e portugezit në vend të Blanc te kampionët e Francës. Nën drejtimin e trajnerit francez PSG po dominon në Ligën e Parë si dhe është kualifikuar në fazën e 1/8 të Champions League. Duke parë ecurinë mjaft pozitive të rezultateve drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur t’i ofrojnë Laurent Blanc rinovimin e kontratës, që pritet të firmoset përpara përplasjes me Chelsean në Champions. Sukseset e njëpasnjëshme të Paris Saint Germain në Francë duket se nuk e kanë kënaqur kampionin e botës dhe Evropës në vitet 1998 dhe 2000, “Nuk mendoj se po e përfundoj projektin tim. Dicka i mungon Paris Saint Germmainit por edhe mua, – është shprehur Blanc për mediat franceze, duke iu referuar në këtë rast trofeut të Championsit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency