Ambasada Gjermane /Ja si mund të pajiseni me vizë pune, studimi, nxënës dhe bashkim familjar

0
186

Ambasada-gjermane

 

Publikohen të dhëna nga Ambasada Gjermane në Tiranë për të gjithë të interesuarit për të aplikuar për vizë. Përmes një njoftimi për shtyp Ambasada jep detaje dhe të dhëna lidhur me caktimin e takimit për aplikimet e vizave afatgjata për në Gjermani. Në njoftimin ambasadës gjermane jepen detaje mbi ditët dhe oraret në të cilat mund të lihet takim për aplikim për: Viza për qëndrime afatgjata për Kartën Blu / BE, viza për qëndrime afatgjata për punësim, viza për qëndrime afatgjata për studentë / kursantë, viza për qëndrime afatgjata për bashkim familjar, viza për qëndrime afatgjata për nxënës, kurs gjuhe, shkencëtarë, vit social vullnetar dhe viza për qëndrime afatshkurtra jo për shtetas shqiptar.
Ja si mund të aplikoni për të gjitha llojet e vizave
Caktimi i takimit në ambasadë në link-et e mëposhtme mund të regjistroheni në mënyrë të pavarur në sistemin e caktimit të një takimi në ambasadë, me qëllim aplikimin për:
1. Viza për qëndrime afatgjata (më shumë se 90 ditë) për Kartën Blu / BE (Koha e paraqitjes: të martave, nga ora 08.30 deri në orën 11.30)
2. Viza për qëndrime afatgjata (më shumë se 90 ditë) për punësim / Au-pair / kërkim të vendit të punës / formim profesional (Koha e paraqitjes: të hënave, të martave, të enjteve dhe të premteve nga ora 08.30 deri në orën 11.30)
3. Viza për qëndrime afatgjata (më shumë se 90 ditë) për studentë / bursantë (Koha e paraqitjes: të hënave, nga ora 14.00 deri në orën 15.30 dhe të enjteve nga ora 10.30 –deri në orën 11.30).
4. Viza për qëndrime afatgjata (më shumë se 90 ditë) për bashkim familjar (Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 08.30 deri në orën 11.30)
5. Viza për qëndrime afatgjata (më shumë se 90 ditë) për nxënës, kurs gjuhe, shkencëtarë, Vit social vullnetar (Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 08.30 deri në orën 10.30)
6. Viza për qëndrime afatshkurtra (më pak se 90 ditë). Jo për shtetas shqiptarë! (Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 14.00 deri në orën 14.30)
Pas regjistrimit tuaj në sistem duhet t’ju vijë automatikisht një konfirmim i takimit tuaj përmes postës elektronike, të cilin jeni të lutur ta sillni të printuar së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme ditën e paraqitjes suaj në Ambasadë. Ju lutem mbani parasysh: Aplikuesit, që gjatë rezervimit të takimit të tyre kanë dhënë një numër pasaporte, i cili nuk përputhet me numrin e pasaportës që do të paraqitet në momentin e paraqitjes në Ambasadë, nuk do të lejohen të hynë dhe do duhet të rezervojnë një takim tjetër. Paraqitjet jo në orarin e konfirmuar të takimit, rezervimet në kategorinë e gabuar si dhe aplikimet e mangëta NUK do të pranohen. Ju mund të anuloni vetë takimet dhe t’i rezervoni rishtas ato, deri maksimalisht 24 orë përpara takimit. Takimet e rezervuara nuk mund të anulohen brenda ditës apo me efekt prapaveprues; në një rast të tillë mund të rezervohet një takim i ri duke nisur nga dita e pasnesërme e punës. Punonjësit e Ambasadës nuk mund të rezervojnë takime për ju, ndaj lutemi të mos bëhen kërkesa të kësaj natyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency