Shani Tarashajt: De Biasi nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë

0
126

 

tarashajTrajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ditë më parë ia mbylli dyert njërit nga sulmuesit më të talentuar shqiptar viteve të fundit, Shani Tarashajt, duke thënë se lojtari nuk iu përgjigj menjëherë ftesës së Shqipërisë.

Por talenti i Grasshopperit nuk ndihet në faj dhe as tradhtar ndaj ka vendosur të reagojë për të treguar të.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, 20-vjeçari që ka bërë skuadrat më të njohura evropiane të çmenden pas tij ka treguar prapaskenat e bisedimit të tij me De Biasin, si dhe ka reaguar ndaj fjalëve të italianit.

“Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biasi kam qenë shumë i angazhuar në klub pasi më është dhënë rasti për të luajtur titullar dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub për ta mbajtur formën”.

“Gjithashtu kanë qenë disa procedura të ushtrisë që jam duke e kryer dhe kam qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë dhe nuk është e vërtetë që unë i kam kthyer përgjigje negative De Biasit”.

“Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian De Biasi”, rrëfehet Tarashaj për Telegrafin.

“De Biasi nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndalojë askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuaj një italian”, vazhdon tutje Tarashaj.

“Duhet të skuqet ai për ato fjalë të pavërteta që ka thënë, duhet t’i vije turp nga vetja e tij me ja thyer zemrën një djali të ri shqiptar”, tregon Tarashaj me lot në sy.

Tutje djaloshi nga Prizreni që vetëm brenda shtatë muajve ka ngritur vlerën e tij në 5 milionë euro tregon edhe për interesimin e Kosovës për të.

“Mua më ka kontaktuar edhe Kosova para se të më kontaktoi De Biasi. Përgjigja e njëjtë ka qenë edhe për Kosovën ku i kam thënë se më duhet të koncentrohem në Grasshopper për ta fituar vendin e titullarit dhe më kanë kuptuar dhe më kanë përkrahur maksimalisht”.

“Më kanë kuptuar shqiptarët e Kosovës ndërsa trajneri italian i Shqipërisë nuk më ka kontaktuar më prej atij momenti dhe tani jep intervista kinse unë e paskam refuzuar Shqipërinë gjë që është e pavërtetë”, thotë anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës U21, që ka disa fjalë edhe për ‘helvetikët’.

“Unë aktualisht luaj për Zvicrën U21, vend që i jam mirënjohës për tërë jetën për mundësinë që më ka dhënë të shkollohem, edukohem dhe të bëhem futbollist profesionist. Megjithatë së shpejti koha do të tregojë se për kë do të luaj, Kosovën, Zvicrën apo Shqipërinë”, përfundoi Tarashaj për Telegrafin.

Momentalisht djaloshi i artë nga Prizreni po kryen shërbimin ushtarak të Zvicrës, ndërsa në 20 ndeshje këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në pesë raste.

Aktualisht për ‘bomberin’ shqiptar janë duke u interesuar dhjetëra skuadra evropiane mes tyre Liverpool, Fiorentina, Valencia, Villareal, Schalke 04, Lille, Newcastle, Torino, Sampdoria, Hertha Berlin, Hannover 96, Hamburg e të tjera

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency