Papa Francesku: Nënë Tereza do të shpallet shenjëtore

0
116

 

pNë ditën e ditëlindjes së tij Papa Francesku ka dhënë aprovimin për të njohur një mrekulli të Nënë Terezës, hapi i fundit për ta shpallur atë shenjtore.

Kjo do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm dhe data nuk është përcaktuar ende.

Mediat italiane shkruajnë se “apostullja e të varfërve” mund të shenjtërohet më 4 shtator të vitit 2016.

Asaj iu njoh shërimi i jashtëzakonshëm, më 9 dhjetor 2008 i një personi që sot është 42 vjeç, i cili sipas mjekëve vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Sipas dëshmive ai besonte te Nënë Tereza dhe në momentet para operacionit në tru, familjarët i ishin lutur asaj t’i shpëtonte jetën.

Pak minuta më pas ai u ngrit në këmbë dhe nuk pranoi operimin. Mjekët thanë se ishte i pashpjegueshëm përmirësimi i menjëhershëm i pacientit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency