Mazhoranca tregon forcën e numrave/Votohet me 88 vota ligji i qeverisjes vendore, debate dhe replika mes Ruçit e Finos

0
129

 

 

Kuvendi-i-ShqiperiseMazhoranca tregoi dje pas shumë kohësh forcën e numrave në Kuvend, duke votuar me 88 vota ligjin e qeverisjes vendore. Por ndërkohë, ky projektligj solli edhe përplasjen mes kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi me deputetin e tij Bashkim Fino. Ruçi menjëherë pas rrëzimit të amendimit të propozuar nga Fino u shpreh se propozimi ishte i pamoralshëm, ndërkohë nga ana tjetër deputeti socialist mbrojti nismën e tij, duke deklaruar se ai garanton një decentralizim më të thellë. “Të gjithë ne duartrokitëm deputetin propozues kur tha këtu më keni dhe 15 vjet deputet dhe unë do të bëj dhe ndryshimet e tjera. Ne duartrokitëm të gjithë se vërtet politika ka nevojë për politikanë karriere. Unë jam kundër vënies së afateve të tilla për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, aq më tepër që kemi bërë një reformë administrative territoriale për herë të parë do fitohet një përvojë dhe t’u ndërpresim ambicien këtyre njerëzve që nuk i kemi me shumicë. Dhe e dyta që ata kanë dy filtra. Filtrin e parë kanë partitë politike, prandaj jemi ne përfaqësuesit politike nëse i kandidojmë apo si kandidojmë ata. Filtri i dytë mbi të gjitha është populli. Mbi të gjitha mund të ketë individë shumë të suksesshëm jashtë partive që mund të kandidojnë të pavarur siç është përvoja ndërkombëtare dhe mund të jenë 20 vjet kryetarë bashkie dhe administrator shumë të zotë. Dhe është gabim. E treta më vjen keq për kabinetin qeveritar që të sjellë projektligjin këtu, nëse jeni bërë pishman tërhiqeni projektligjin apo amendimin, por jo ta votoni kundër atë që keni bërë vet”, – tha Ruçi. Menjëherë ka replikuar deputeti Fino, i cili është shprehur se Kushtetuta ia garanton atij të drejtën e propozimit të amendamenteve dhe se nuk arrin të kuptojë reagimin e Gramoz Ruçit. “Është e drejtë e kryetarit të grupit të flasë siç foli, absolutisht. Është e drejta ime me Kushtetutë me rregullore të Parlamentit të bëj amendamente. Por është e drejta ime të bëj amendamente, është i argumentuar. Kjo s’do të thotë që mua më hiqet e drejta për propozim amendamentesh. S’i arrita 84, por kam kohë t’i arrij”, – tha Fino. Amendamenti mori 75 vota pro, 37 kundër dhe 2 abstenim dhe ai kërkonte që kryetarët e bashkive të kenë 2 mandate plus një me shkëputje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency