Manjani: 720 persona përfitojnë nga amnistia këtë fund viti

0
127

 

 

mmMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për ligjin e amnistisë, ka shprehur shqetësimin e tij se sistemi penitenciar në Shqipëri vuan nga mbipopullimi.

Sipas Manjanit, ofrimi i shërbimit për të dënuarit në burgje bëhet i vështirë.  “Gjysma e personave janë të paraburgosur. Gjysma e personave në burgje janë me masë arresti, prandaj nevojitet rishikim i kodit penal që të bëjmë reflektime, – tha Manjani. –  Me vendimin e ri, 720 persona përfitojnë nga amnistia këtë fund viti, por theksoj se sistemi pentienciar duhet të kthehet në normalitet”.

Përfiton nga amnistia kush ka marrë dënim të formës së prerë deri më 30 nëntor por jo ata që kanë kryer krime të rënda.

“Kapaciteti normal në burgje duhet të jetë 5.584 të dënuar, por për momentin ka mbipopullim që shkon në 6.413 të dënuar. Nga këta, 3.078 persona janë dënuar me vendim të formës së prerë. Prandaj i bëj thirrje sistemit të drejtësisë që të shtojë gjykimet e drejtpërdrejta. Është e pakuptimtë që të zgjaten afatet e paraburgimit për të arrestuarit në flagrancë. Çështja kë të bëjë me sigurinë kombëtare”, – shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency