Facebook e pret vitin e ri me një kartolinë ndryshe nga vitet e tjera

0
125

Facebook e pret vitin e ri me një kartolinë ndryshe nga vitet e tjera

2015 po i vjen fundi dhe këtë vit Facebook i propozon 1.5 miliardë përdoruesve të saj në të gjithë botën të rijetojë momentet e vitit që po lëmë pas, por me diçka të re.

ffKartolina digitale mund të modifikohet duke zgjedhur vetë fotot që dëshiron dhe kjo është një mënyrë për të shmangur kujtimet e këqija. Ky ndryshim vjen pasi vitin e kaluar një babai i kishte kujtuar Facebook si “vit i mrekullueshëm” edhe vajzën që i vdiq nga kanceri.

Këto ditët e fundit përdoruesit e rrjetit social janë duke marr sugjerime për të shpërndarë me miqtë pikërisht “vitin e tyre 2015’, me një propozim prej 10 fotosh të zgjedhura nga algoritmi i Facebook, nga ato që janë shpërndarë në këtë platformë gjatë vitit.

Këtë herë përdoruesit mund të përzgjedhin, seleksionojnë, dhe modifikojnë fotot që dëshirojnë për të shmangur kujtimet e këqija. Pasi të ketë ruajtur ndryshimet, vetë përdoruesi vendos nëse do e shpërndajë apo jo këtë kartolinë të bukur.

Një zëdhënës i Facebook, duke folur për Mashable ka thënë se edhe algoritmi është përmirësuar, me një seri filtrash të avancuar që kanë si synim ‘të reduktojnë mundësinë e përzgjedhjes së fotove që nuk duan ti shohin”.

Vitin e kaluar, fotot dilnin automatikisht të përmbledhura në një video, dhe për këtë kishte polemika të ndryshme. Mes kujtimeve përfundoni dhe ato të një ish të dashurit, apo miqve e të afërmve të larguar nga kjo jetë.

Si në rastin e blogerit Eric Meyer në viden e të cilit shfaqej dhe vajza e tij 6-vjeçare që ndërroi jetë nga tumori në tru. Facebook i kërkoi dhe ndjesë publike z. Meyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency