Debati në Kuvend/Berisha: Kryeministri ka Saliun në bark, po vdes nga frika. Rama: Kryefalsifikator, bëre veteran Hoxhën

0

 

Loading...

 

berisha, rama sot ne kuvendRama lexon disa fjalime të Berishës në kohë: Loja mbetet po ajo, por ndryshojnë vetëm emrat

 

Berisha: Revolucioni s’do të ndalet, nëse nuk merrem parasysh kërkesat e revoltës së qytetarëve

 

Gëzim Saliu

 

Akuza dhe replika të ashpra u shkëmbyen në seancën e djeshme parlamentare mes Kryeministrit Rama dhe pasardhësit të tij Sali Berisha. Duke nisur nga debati për dekorimin e persekutorëve të figurave të vendit e deri tek protestat e opozitës, Berisha dhe Rama krijuan një atmosferë të nxehtë debati në sallën e Parlamentit të cilës nuk i mungoi as tensioni. Nga ana e tij Rama iu kthye çështjes së vlerësimit të torturuesit të Sami Rrepishtit dhe Atë Zef Pllumit, duke thënë se nuk bëhej fjalë për dekoratë, por për medalje. “Del këtu e lexon ligjin, e pastaj thua ligji është në rregull, po e shkelëm ne. Po këtu lind problemi tjetër. Pse shkelja e këtij ligji? Ja ku e ke, lista e veteranëve të kategorisë së parë. 3.5.1995, vendimi i qeverisë tënde. Mirë vendimi i qeverisë në shkelje të ligjit që paske bërë vetë, po pensionet e posaçme për Nexhmijen, Arianitin, si të shpëtuan ato ty që nuk të shpëton asgjë? Ti ngatërron dekoratën me medaljen. Ti nuk vjen dot në qytetërim. Medalja është e ndarë nga dekorata”, – tha Rama. Ndërkohë Berisha hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit ndërsa e sfidoi duke pohuar: “Për ta mbyllur këtë problem urdhëroni të miratojmë rezolutën, të bëjmë hapin e dytë lustracionin, të dënojmë çdo përpjekje për të rikthyer simbolet e të shkuarës së zezë. Lexoji mirë flakët e bunkerit Edi Rama. Flakët e bunkerit janë flakë për ty, flakë urrejtje ndaj akteve tua, flakë urrejtje të atyre që për 17 vjet me radhë jetuan mjerimin më të tmerrshëm sepse 35% e buxhetit futej në bunker, të atyre që jetuan në bunkerët, burgjet e komunizmit”.

 

Debati

Kreu i qeverisë zgjodhi të citonte disa nga fjalimet e Berishës në Parlament kryesisht në kohë opozite të PD-së, duke pohuar se loja mbetet po ajo, por ndryshojnë vetëm emrat. “Të gjitha mbarojnë me shprehjen se shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën, por politika është lojë njësoj si loja e bunkerit, medaljeve. E njëjta lojë vazhdon prapë, thjesht kanë ndryshuar personazhet, kënga është po ajo… e njëjta lojë vazhdon dhe me Saimir Tahirin, edhe me Ilir Beqen, Damian Gjiknurin e këdo tjetër që mundohet të bëjë diferencën me ide, projekte e punë. Emrat janë të rastit, loja është e njëjta. Sa për të ardhur konkretisht te medalja, jeni shumë vonë. Jeni shumë vonë sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin edhe të gjithë punën e nevojshme jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Saliut, me vendimet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”, – tha kryeministri Rama. Në përgjigje ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha se falë një amendimi të Ramës emrat famëkeq janë përfshirë në listë. “Kur të shof ty që më citon mua ku të dridhet zëri, do të thotë që në njëra anë më bëhet zemra mal se je një derivat hiç. Vetëm ty të ka mbetur mendja se unë jam gjithçka se unë jam kryeministër. Pas citimit të fjalimeve të Enver Hoxhës dhe pamfletit famëkeq që shkrove kur vdiq ai… e shkrove e di vetë ti”. Ndërkohë debati mes Berishës dhe Ramës preku edhe legalizimet, për të cilat Kryeministri tha se qeveria e tij ka bërë në dy vjet dyfishin e legalizimeve që ka bërë PD-ja në 8 vjet. “Kemi bërë 40 mijë legalizime, dyfishin tënd në 8 vjet. Ti je Kryeministri që duhet t’u kërkosh ndjesë banorëve të Bathores. Do të të bëj monument kulture, pasi je simboli i antishtetit. Këtu do të të mbaj gjithmonë që shqiptarët ta dinë gjithmonë se nga çfarë kanë shpëtuar”. Por ndaj kësaj deklarate nuk mungoi replika e Berishës i cili theksoi se legalizimet do t’i bëjë të gjitha PD-ja falas: “Mos paguani asgjë për legalizimin e shtëpive, pasi do t’jua legalizojë të gjitha Partia Demokratike me vetëm 1 euro. U tha se do legalizohej falas, por tani përcaktohen çmimet sa qimet e kokës. Edi Ramës i ka hyrë jo lepuri, por Saliu në bark dhe po vdes nga frika”. Po ashtu ai bëri të ditur se revolucioni nuk do të ndalet nëse nuk merrem parasysh kërkesat e revoltës së qytetarëve. Ai kërkoi një përshtatje të rendit të ditës me këto kërkesa.

 

 

Loading...