Vjen në sensibilizim për personat me sindromën Doën, “Balloja shqiptare”

0
137

balloja-800x448E ngjizur dy vite më parë, si një ngjarje që bën bashkë personalitete të politikës, biznesit, letrave, artit dhe emra të njohur të medias, “Balloja Shqiptare”, që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani, këtë vit, kauza, do të jetë sensibilizimi ndaj personave me sindromën Doën.

Prej disa muajsh, Zonja e Parë, Odeta Nishani, është përkujdesur që vëmendja ndaj kësaj kategorie të jetë më e madhe.

E konceptuar si një mbrëmje për të reflektuar mbi vitin e lënë pas dhe mbi vështirësitë që ndeshin çdo ditë personat me aftësi ndryshe, të ftuarit specialë, të premten në “Ballon Shqiptare” do të jenë piktorja, Irma Nika dhe violinisti Emmanuel Bishop.

Ai është 18 – vjeç dhe vjen nga Shtetet e Bashkuara. Është modeli i suksesshëm i një të riu me sindromën Doën.

Që prej moshës 6 – vjeçare, Emmanuel luan në violinë. Për mbrëmjen e së premtes, ai do të interpretoje një nga kryeveprat e muzikës klasike.

Të ardhurat që do të grumbullohen, do t’i dhurohen “Doën Syndrome Albania”, një kontribut për fondacionin ku gjejnë strehë me dhjetra persona, kryesisht fëmijë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency