Putin kërcënon Turqinë: “Të provojë tani Turqia të fluturojë në hapësirën ajrore siriane”

0

 

Loading...

puuuPresidenti rus Vladimir Putin ka përdorur një gjuhë të ashpër duke sulmuar Turqinë, pas ngjarjes së ndodhur një muaj më parë, kur sistemi ajor turk goditi një avion luftarak rus në kufi me Sirinë duke shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Gjatë konferencës vjetore për shtyp, Putin tha se sulmi në kufi ishte një akt armiqësor, por Rusia nuk është një vend që dorëzohet. Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka shpresë për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë, së cilës i ka vënë edhe një sërë sanksionesh. “Turqia ka vendosur që t’i serviloset Amerikës”, u shpreh Putin.

Lideri i Kremlinit tha më pas se Rusia ka modifikuar sistemin ajror të saj të mbrojtjes në Siri dhe paralajmëroi: “Të provojë tani Turqia të fluturojë në hapësirën ajrore siriane”, duke theksuar se para rrëzimit të avionit të saj luftarak, avionët turq e shkelnin gjithnjë hapësirën ajrore siriane.

Rusia ka vendosur forcat e saj ajrore në Siri në shtator, në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad dhe ka kryer sulme ajrore mbi kundërshtarët e tij. Ndërhyrja e Rusisë është kritikuar fort nga Turqia, SHBA dhe shtetet Arabe.

Putin është në mandatin të tretë si president, pra që nga viti 2000, duke u ndeshur me një krizë të vështirë ekonomike.

Ai mbetet një nga politikanët më të njohur në botë dhe kryeson listën njerëzve më të fuqishëm në botë për të tretin vit radhazi, të hartuar nga revista “Forbes”.

 

Loading...