Protesta e PD, Topalli : Emri i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama është “pashpirtësi”

0

jozefina-topalli21

Loading...

Deputetja Jozefina Topalli i  ka bërë thirrje, protestuesve të mbledhur jashtë Kuvendit, që të mos pranojnë që qeveria e etërve komunistë, “t’i marrë rrëshqan”.

“Unë sot gjej tek ju mesazhin më të madh që ju mund t’i jepni Shqipërisë, mesazhin e shpresës, së ndryshimit,  – tha Topalli, – duke i thënë Kryeministrit : Edi Rama ik! Edi Rama ik! Edi Rama ik! Edi Rama ik!

Sot ne këtu nuk jemi për një arsye të vetme! Aty në parlament Edi Rama kërkon të votojë buxhetin e kolapsit të vendit tonë me tiraninë e votave të tij, me buxhetin e falimentimit të familjeve tuaja, që boll të varfra janë aq sa janë. Ju nuk e dini ndoshta se me buxhetet që ka kaluar këto tri vite, ju ka marrë 430 milionë euro! Ia ka marrë çdo qyetari dhe kjo ka vetëm një emër: Emri i saj është Pashpirtësi. Pashpirtësi për atë që s’ka bukë të hajë, të blejë libra për fëmijët, që s’ka mundësi të blejë një biletë për tek fëmijët e tij në emigracion.

Në 25-vjetorin e Lëvizjes Anti-komuniste, pasi ne rrëzuam etërit e tyre, ne nuk mund të pranojmë që ata të na marrin rrëshqan!

Unë e di se të gjithë shqiptarët si shkodranët e kanë të injektuar frymën e rebelimit dhe ju ftoj, jo vetëm sot, jo vetëm nesër, por të gjithë bashkë kundër një klike, një bande që mendon se mund të zbrazë vendin tonë.

Kur ka ndodhur në 25 vite që qytetarët e një vendi të ikin?! 100 mijë shqiptarë për një vit e gjysëm?!

Kur ka ndodhur që 200 mijë shqiptarë të kërkojnë të largohen për në Amerikë?!

Guri i rëndë është në vendin e vet! Nuk ka nënë në botë që të dojë t’i ikë djali i saj, por 60% e të rinjve nuk shohin shpresë në vendin e tyre se vetëm një kryeministër – që në emër të luftës së tij patriotike, një lufte idiote – arriti të bëjë që 75 mijë persona të humbin vendet e punës për dy muaj!” – përfundoi Topalli.

 

 

Loading...