Protesta e PD/ Bylykbashi: Atje brenda është qeveria e krimit, ne duhet ta nxjerrim nga ajo ndërtesë

0
110

byy

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi mbajti fjalën e tij në protestën që zhvillohet jashtë Parlamentit, i cili e cilësoi Qeverinë Rama si “Qeverinë e Krimit’. Bylykbashi bëri thirrje për rrëzimin e Qeverisë dhe e quajti Kryeministrin Rama një sëmundje të keqe që vjen ngadalë.

“Atje brenda është qeveria e krimit. Ne sot këtu jemi për të filluar atë stinë që do ti nxjerrë ata nga ajo ndërtesë. Është pikërisht kjo marrëveshje me dreqin që ka bërë ky Kryeministër që i jep të drejtën tu marrë pronat pronarëve, të lëjë pa bukë me mijëra familje, paratë shkojnë në xhepat e Ramës, Metës dhe ministrave, dhe për këtë arsye i rrit taksat kujtdo shqiptari. Në vitin 2003 në një mbledhje qeverie ku ky ishte e ftuar kërkonte vetëm rritje taksash.

Ky zotëri është gati të vërë vetëm taksa, ky është një buxhet që do ta cojë gropë Shqipërinë. Rama është si ajo sëmundje e keqe dhe e butë dhe më 23 qershor i plasën simptomat Shqipërisë dhe shqipatrëve. Ka ardhur koha dhe ky numër tregon që shqiptarët do ta përzenë këtë fëlliqësirë të politikës shqiptare dhe të largohet njëherë e mirë. Pas 25 vitesh na duhet përsëri të themi liri demokraci”, tha Bylykbashi.

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency