Polici shpëtoi fëmijën që e gjeti mes shisheve të alkolit dhe shiringave të grogës

0
142

Efektivi

 

“Ndonjëherë jemi luftëtarë, ndonjëherë engjëj mbrojtës,  e ndonjë herë baby sitter”, me këto fjalë një nga policët  në Virxhinia, ka komentuar episodin që ka kaluar kolegu i tij, rreshteri P.A. Bass.

Burri hyri në banjën e një lokali, ku një grua ishte mbyllur brenda me fëmijën 14 muajsh. Kur hapi drenë e gjeti vogëlushen të rrethuar me shishe dhe shiringa droge. Ai mundi që t’i bënte një fotografi, momentit kur rreshteri e mbante foshnjën në dorë, e përkëdhelte dhe e shpërndau në rrjetet sociale. Kjo fotografi u bë virale në të gjithë botën.

Gruaja që rezultoi se nuk ishte mamaja e fëmijës, i ishte dashur që të kujdesej për fëmijën, por për gjestin që ka bërë duhet të vuajë tani dënimin. Nëna biologjike, për momentin ndodhej në burg. Efektivi i policisë që në fakt është edhe babai i dy fëmijëve, u prek shumë nga kjo ngjarje.

“Nuk arrij që të imagjinoj se çfarë do të ndjeja nëse kjo do tu kishte ndodhur fëmijëve të mi”, ka shpjeguar ai. Për këtë motiv, nuk ia ndau sytë vogëlushes. AI i bleu asaj lodra dhe e përkëdhelte deri në ardhjen e asistentëve socialë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency