Maqedoni: Marshojnë “çadrat e kuqe”

0
133

cadra-te-kuqe

 

Nisma qytetare për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave të punonjësve seksualë STAR – STAR nga Shkupi, sivjet për herë të tetë është kyçur në Aksionin global për solidaritet me rastin e Ditës ndërkombëtare për NDAL dhunës mbi punonjësit seksualë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga nisma informojnë se ka një numër të madh të punonjësve seksualë, ndërsa njëkohësisht është shqetësuese gjendja për sigurinë dhe kushtet në të cilat jetojnë dhe punojnë.

“Në fillim të këtij viti u zbatua një hulumtim rajonal i cili flet për qasjen deri te drejtësia të punonjësve seksualë nga 16 vende në mesin e të cilave edhe Maqedonia, ndërsa janë bërë 320 intervista me punonjës meshkuj, femra dhe transeksualë”, deklaroi Borçe Bozhinov nga nisma qytetare STAR.

Nga shoqata HOPS theksojnë se sipas hulumtimit të fundit të këtij viti, prej 310 punonjësve seksualë, 211 apo 68.1 përqind e të anketuarve konfirmuan se kanë qenë të maltretuar për shkak të punës seksuale.

“Shqetësuese është se më shumë se 12 përqind e të anketuarve kanë theksuar se të paktën një herë kanë qenë të nënshtruar ndaj dhunës seksuale, ndërsa 10 përqind kanë qenë të detyruar nga klientët që të kenë marrëdhënie seksuale pa prezervativ, kundër vullnetit të tyre, më pas duke u ekspozuar në rrezik nga bartja e sëmundjeve ngjitëse”, tha Voskre Naumovska Ilieva nga HOPS.

Organizatorët potencuan se veçmas shqetësuese është praktika e mosndëshkimit të kryerësve të dhunës. Afër 37 përqind e punonjësve të anketuar seksualë janë përgjigjur se nuk kanë apo nuk presin ndidhmë nga askush, ndërsa vetëm 1.3 përqind janë përgjigjur se presin apo kanë marrë ndihmë nga policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency