Kuvendin e pushton heshtja, vetem 6 deputetë dalin në foltore

0
136

Kuvend1

Si asnjëherë tjetër në një seancë parlamentare, shumica në pushtet do të heshtë. Vetëm 6 deputetë nga PS dhe LSI do të dalin në foltoren e kuvendit për t’iu përgjigjur opozitës. 4 nga PS dhe 2 nga LSI. Sot votohet në kuvend një nga ligjet më të rendësishme, buxheti i shtetit. Vendimi për të mos folur në kuvend, të sjell ndërmend një protestë të deputetëve socialistë, kur ishin në opozitë. Atëherë ato mbyllën gojën dhe qëndruan për disa momente para hyrjes së kuvendit, në shenjë proteste për heqjen e fjalës në kuvend. Sot, të drejtën për të folur e kanë shfrytëzuar vetëm 4 deputetë socialist, Musa Ulqini, Namik Kopliku, Bashkim Fino dhe Ben Blushi. Nga LSI do të flasin Silva Çaka dhe Petrit Vasili. Jashte kuvendit, vazhdon protesta e opozites.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency