Këmbëngulje nga ana e PD-së për testin e drogës

0
147

ppppp 

Testi i drogës nuk ishte një kusht i prerë i Partisë Demokratike për ligjin e dekriminalizimit, megjithatë opozita hoqi dorë prej tij vetëm me forcën e kartonave të maxhorancës.

Gjatë procesit të votimit të ligjit për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi paraqiti një amendament ku shtohej edhe pika që kërkonte testin e drogës për zyrtarët.

“Është shumë e rëndësishme që të mos kemi përdorues droge në politikë dhe sot kemi mundësinë më të mirë për ta bërë këtë gjë”, tha gjatë prezantimit të amendamentit deputeti demokrat.

Megjithatë, propozimi i Bylykbashit u rrëzua nga maxhoranca dhe pas rrëzimit të tij, Sali Berisha deklaroi se të gjithë shqiptarët e dinë që bëhet fjalë për Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency