Heq dorë nga pija e çajit , dobësohet Adele

0
140

Adele-3

 

Shumë kanë pyetur se si ia ka bërë Adele që të humbasë 30 kg. Sigurisht që kjo është meritë e dietës së saj vegjetariane dhe aktivitetit fizik, por asaj i është dashur që të heqë dorë nga një ves tipik anglez. Për tabloidin “The Sun”, ajo ka rrëfyer se gjatë ditës pinte rreth 10 filxhanë çaj me dy pustina. Në total bëheshim 20 pustina në ditë. Vërtetë që ajo merrte shumë  sheqer. Si një angleze e mirë, Adele është shumë e pasionuar pas çajit, por për të qenë në formë, asaj i është dashur që të heqë dorë nga kjo traditë. “Kam vendosur që të mos pi më çaj dhe tani jam më energjike se kurrë”, tha ajo. Sa për energji, asaj do t’i duhet shumë këto muajt e fundit. Këngëtarja në fakt ka zyrtarizuar me lot në sy dhe mjaft e emocionuar megaturneun e saj në SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency