Ferracaku deputetja më e re e Kuvendit

0
136

 

 

 

 

fffKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin ditën e sotme Mirela Ferracakut, e cila është deputetja më e re e Kuvendit. Ferracaku ka zëvendësuar në parlament Mark Frrokun, i cili e dorëzoi mandatin pas disa muajsh që është i arrestuar.

“Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, në qarkun Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Mark Frroku”.

Në përfundim të mbledhjes, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për zonën zgjedhore qarku Shkodër, zj. Mirela Ferracaku”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency