Protesta e nesërme, me mbështetësit e Tiranës, më 21 proteston i gjithë vendi

0
151

pppppp

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në kuadër të protestës së ditës së nesërme, mblodhi dje në selinë blu kryetarët e degëve në rrethe. Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të kryesisë së PD-së, u vendos që më datë 17 dhjetor para Parlamentit të protestojnë mbështetësit e selisë blu dhe qytetarët e Tiranës. Ndërsa një protestë tjetër do të mbahet më 21 dhjetor, ku do të jenë të pranishëm mbështetës dhe qytetarë nga i gjithë vendi. Mësohet se protesta e 21 dhjetorit do të organizohet sërish përpara kryeministrisë. Ndërkaq, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se opozita është e vendosur të protestojë derisa vendi të qeveriset nga një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency