Kujdes! Qeveria mbron me ligj spiunët

0
131

sss

Tashmë e tutje duhet të bëni akoma më shumë kujdes nga spiunët! Qeveria ka vendosur t’i mbrojë ata me ligj, por jo vetëm. Institucionet shtetërore dhe sipërmarrjet private me më shumë se 100 të punësuar, do të jenë të detyruara të pajisen me një zyrë të posaçme spiunimi. Të gjitha këto janë të sanksionuara në projektligjin e ri “Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

Spiunimi i kolegëve tashmë është i zyrtarizuar me vendim qeverie. Ndryshe nga sa më parë, nuk do të keni më nevojë të përshpërisni fshehurazi nëpër korridoret e vendit ku punoni. Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e fundit që spiunimin e kolegëve për të cilët dyshoni se janë përfshirë në akte korruptive, ta bëni në një zyrë të posacme, krijimi i së cilës do të jetë i detyrueshëm për institucionet shtetërore me më shumë se 80 punonjës. Nga ky detyrim nuk përjashtohen as sipërmarrjet private, por në këtë rast, pajisja me një zyrë spiunimi, bëhet e detyrueshme kur biznesi në fjalë ka mbi 100 punonjës.

Prijektligji i miratuar nga qeveria, sigurisht ka një emër më të bukur dhe quhet “Për mbrojtjen e sinjalizuesve”. Këta të fundit, në draftin e qeverisë nuk cilësohen “spiunë”, përkundrazi, projektligji ofron për sinjalizuesit masa mbrojtëse nga çdo veprim hakmarrës i organizatës ku është i punësuar.

Drafti që Qeveria i dërgon Parlamentit vjen si propozim i ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i cili është edhe koordinatori i luftës anti-korrupsion, si dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Në njoftimin përkatës për shtyp theksohet se ky mekanizëm synon t’i vijë në ndihmë Prokurorisë dhe Policisë në përmbushtjen e atij që cilësohet si qëllimi i përbashkët për goditjen e korrupsionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency