Djali i një pasaniku , vret mamanë me karikues telefoni

0
146

kari

Brenda një dhome hoteli në Rusi, një adoleshent, djali i një miliarderi, ka mbytur mamanë e tij me telin e karikuesit të celularit.

Lajmi është publikuar publikuar këtë të mërkurë nga agjencia britanike e lajmeve “Daily Mail”. Në lajm, tregohet se si 19-vjeçari Egor Sosin, vrau mamanë e tij, Anastasia Noivikova­Sosina.

Sipas medieve, policia dyshon se djali ka qenë nën efektin e drogës që kishte konsumuar kur ka kryer krimin e rëndë.

“Daily Mail” shkruan se, “44-­vjeçarja u gjet e vdekur brenda një suite në një hotel me 5 yje në qytetin Kazan”. Egor, që mendohet se është student në Londër, djali i Igor Sosinit, një manjak rus i ndërtimeve, me prona në mbarë botën.

Ndërkohë, dëshmitarët janë shprehur se mamaja dhe i biri ishin zënë kaq shumë, sa u detyruan të thërrasin policinë. Pasi kjo e fundit e gjeti adoleshentin duke ecur me mbathje në rrugë. Gruaja ishte rrahur përpara se të vritej.

Novikova-Sosina, ish-gruaja e pasanikut, e kishte sjellë djalin e saj në Kazan për ta trajtuar për varësinë ndaj drogës. Ndërkohë, 19-vjeçari është shprehur se e ëma i kishte dhënë një ilaç dhe në momentin e krimit kishte halucinacione.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency