Autoriteti i Konkurrencës/ Hetim për Autoritetin Rrugor për 10 mln USD

0
139

si

 

 

 

Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë për korrupsion dhe marrëveshje të ndaluara mes kompanive dy tendera me vlerë

miliardë lekë ose mbi 10 milionë dollarë për sinjalistikën rrugore të akseve kombëtare. Tenderat janë zhvilluar nga “Autoriteti Rrugor Shqiptar”, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti me objekt “Përmirësimi dhe rifreskimi i sinjalistikës në akset kombëtare. Ato kanë patur një fond limit përkatësisht prej 499 milionë lekë për Lotin Vorë-Han i Hotit, dhe 868 milionë lekë për atë Rrogozhinë-Kapshticë. Tenderi i parë ai me fond limit 499 milionë lekë është fituar nga kompania Jubica me ofertën 484.3 milionë lekë, pra sa 97 për qind e fondit. Ndërsa tenderi i dytë, ai i sinjalistikës për Rrogozhinë-Kapshticë me fond limit 868 milionë lekë është fituar nga bashkimi i shoqërive R.S&M dhe I.D.K Construction.

Dyshimet
Dyshimi kryesor i Institucionit të Konkurrencës lidhet me faktin se tenderat janë fituar me oferta shumë pranë fondit limit, respektivisht sa 96 për qind e vlerës limit në tenderin e parë dhe 97 për qind në atë të dytin.

Përvec kësaj siç njofton në vendimin për hapjen e hetimit paraprak mbi këtë cështje, autoriteti vëren se dy kompanitë fituese nuk kanë konkurruar në të dy tenderat, por i kanë lënë radhën njëra tjetrës dhe mund të kenë përdorur skemën e rotacionit në oferta duke ndarë tregun mes tyre për ti mbajtur çmimet të larta.

Hetimi
Në faqen e vet zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar zyrtarisht vendimin për hapjen e hetimit paraprak, që i përket datës 15 tetor. Por burime konfidenciale thanë se Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të kalojë në hetim të thelluar. Burimet thanë për Syri.net se dyshojnë që firmat ta kenë realizuar këtë skemë në bashkëpunim me institucioni kontraktues, pra autoritetin rrugor. Por deri tani këto mbeten thjesht dyshime dhe do të hetohen gjatë javëve në vijim. Hetimet për këtë cështje janë hapur pas denoncimeve në media, ku është denoncuar oligopoli në këtë sektor i dominuar nga tre kompani, R.S &M, Jubica dhe Idk konstrakshën, të cilat rezultojne te kene fituar pjesën dërrmuese të tenderave që lidhen me sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, edhe pse keto kanë qenë tendera ndërkombëtar. Qeveria shqiptare e ka shpallur si prioritet rritjen e sigurisë rrugore duke rritur fort fondet për pajisjen e rrugëve me sinjalistikë, edhe pse praktikisht kjo e fundit vleresohet ne gjendje shume te rende, duke u bere shkak per shume aksidente rrugore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency