Shkodër/Gruaja e sëmurë me kancer donte të takonte Ramën, ndërhyn garda

0
125

spitali-rajonal-shkoder1111-980x445

Një incident ka ndodhur sot në spitalin e Shkodrës, ndërsa aty ishte edhe kryeministri Rama me ministrin Beqaj.

Një grua e sëmurë me kancer ka tentuar të hyjë në spital për të takuar kreministrin dhe për t’i shprehur atij ankesën për mungesën e ilaceve. Por gruaja nuk është lejuar nga rojet e Gardës.

“Doja t’i thoja Ramës të merren masa për ilace. Detyrohem t’i blej ilacet jashtë, 300 euro një ilac”, ka thënë gruaja.

Rama dhe Beqaj ishin në Shkodër për të inaguruar vënien në eficencë të Pediatrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency