Hetimi /Tenderët e Ministrisë së Ilir Beqajt, Prokuroria nis sekuestrimin e provave

0
112

 

 

 

BEEEEEEEEEEESipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur kryesisht nga njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, pas publikimeve në media të disa shkrimeve që hedhin dyshime për afera të mëdha korruptive në të tri këto koncesione që kapin vlerën e miliona eurove.

 

Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda urdhëron sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Me urdhër të drejtuesit të kësaj njësie, është kërkuar sekuestrimi i dosjeve të plota të të gjitha procedurave të ndjekura nga zyrtarët e dikasterit të shëndetësisë për 3 koncesionet, për të cilat prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet thonë se është urdhëruar t’i vihen në dispozicion Prokurorisë materialet që kanë të bëjnë me procedurat e koncesionit. Është kërkuar gjithashtu të mësohet nëse ka pasur një studim nga ana e Ministrisë, që vlerëson se këto shërbime publike duhet t’i kalojnë privatit. Edhe Procedura e ndjekur për caktimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë objekt i hetimit.

 

Kriteret

Caktimin e kritereve për këtë koncesion, publikimin ose jo të këtij tenderi të hapur, si dhe ftesat drejtuar kompanive për pjesëmarrje. Mënyra e pranimit të dokumenteve, vlerësimi i tyre në bazë të kritereve te përcaktuara, procesverbali i mbledhjes së anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e deri tek shpallja e fituesit të koncesionit. Prokurorët thonë se është kërkuar nga Komisioni Prokurimeve Publike te vëre në dispozicion të grupit hetimore edhe ankesat e kompanive për shpalljen e fituesit. Nga ana tjetër, sipas prokurorisë është kërkuar edhe nga QKR-ja i gjithë historiku i kompanive që janë shpallur fitues në tre koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas prokurorisë, me regjistrimin e procedimit penal, faza e parë e hetimit është mbledhja e provave dhe materialeve shkresore që kanë lidhje me procedurat e ndjekura për shpalljen e fituesve për 3 koncesionet e shëndetësisë. Pas grumbullimit të këtyre provave, hetuesit thonë se do të vlerësohen nëse në ndonjë nga këto praktika ka element të veprës penale që më pas të fillohet nga prokuroria marrja në pyetje e personave që janë marre me këto koncesione. Burimet thonë se në vlerësimin e provave shkresore, është edhe verifikimi i pozitës së ministrit Ilir Beqja në të tre këto koncesione, pasi ato mbajnë firmën e tij.

 

Prokuroria

Sipas prokurorisë, hetimet kanë nisur kryesisht nga njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, pas publikimeve në media të disa shkrimeve që hedhin dyshime për afera të mëdha korruptive në të tre këto koncesione që kapin vlerën e milion eurove. Në hetim, sipas akuzës janë koncesioni i kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “chek-up”-i që ka një vlerë prej 120 milionë eurove. Koncesioni 10 vjeçar i Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro. Si dhe koncesioni i fundit i shpallur nga ministria e shëndetësisë, për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove.

 

Koncesionet

Koncesionet me vlerë dhjetëra milionë euro të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë objekt i një hetimi të gjerë, të nisur së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion- përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë dhe pritet të shtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj. Hetimi për koncesionet në shëndetësi është nisur me iniciativë të Prokurorisë, pas publikimit të një serie artikujsh nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas do të jenë në qendër të verifikimeve të grupit hetimor. I kontaktuar nga BIRN, këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani konfirmoi nisjen e hetimeve me iniciativë për koncesionet në shëndetësi, pas investigimeve të botuara nga media.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency