Ç’është leucemia kronike dhe akute, kush rrezikohet më shumë nga kjo sëmundje

0
5139

leucemia-c1200x600

 

Ja cilat janë simptomat e saj të para dhe mënyrat e diagnostikimit para se sëmundja të avancojë

 

Leucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt.

Leucemia kronike

Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi kronike gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leucemia kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht. Kryerja e një analize të thjeshtë mban larg kancerin e gjakut si dhe mund të parandalojë rëndimin e sëmundjeve të gjakut, siç është leucemia kronike. Strukturat shëndetësore vënë në dukje se gjatë viteve të fundit edhe në vendin tonë raportohet një rritje e numrit të pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje,në përbërje të çilëve përfshihen edhe fëmijët. Rastet e paraqitura në spitale vënë në dukje se leucemia kronike mund të prekë të gjitha moshat, por ajo zakonisht prek moshën e mesme e lart. Megjithatë, kjo sëmundje nuk kursen as të vegjlit, ku rreth 2 për qind e rasteve të diagnostikuara u përkasin moshave të vogla. Megjithatë në rastet kur sëmundja shoqërohet me simptoma të dukshme, pacienti ndien lodhje të vazhdueshme që nuk largohet për një kohë të gjatë. Sëmundja pasohet me humbje të pashpjegueshme në peshë, ethe, vështirësi në frymëmarrje, djersë natën, rënie të oreksit, dhimbje barku etj.

 

Leucemia akute

Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike rritet me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.

Simptomat

Si të gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leucemike po ashtu udhëtojnë nëpër trup. Simptomat e leucemisë varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku këto qeliza mblidhen në trup. Njerëzit me leucemi kronike mund të mos kenë simptoma. Mjeku mund ta kuptojë sëmundjet gjatë ndonjë kontrolli të zakonshëm të gjakut.

Njerëzit me leucemi akute zakonisht shkojnë te mjeku për shkak se ndjehen të sëmurë. Nëse preken edhe truri, ata mund të kenë dhimbje koke, të vjella, konfuzion, humbje të kontrollit muskulor ose kriza. Leukemia po ashtu mund t’i prekë pjesët tjera të organizmit si traktin digjestiv (tretës), veshkat, mushkëritë, zemrën ose testitet.

Simptomat më të zakonshme të leukemisë kronike ose akute mund të përfshihen: Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje (në qafë ose sqetull); Ethe ose djersitje gjatë natës; Infeksione të shpeshta; Ndjenjë dobësie ose lodhje; Gjakosje ose nxirje të shpejtë (mish i dhëmbëve që gjakoset lehtë, njolla ngjyrë vjollce në lëkurë, ose shenja të skuqura nën lëkurë); Rënie në peshë pa ndonjë arsye si dhe dhimbje në eshtra ose nyjë. Shumicën e rasteve këto simptoma nuk janë si pasojë e kancerit.

Ndonjë infeksion ose problem tjetër shëndetësor mund t’i ketë shkaktuar këto simptoma. Vetëm mjeku mund t’ua tregojë me siguri se ku qëndron problemi. Kushdo ka këta simptoma duhet t’i tregojë mjekut, kështu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.

Diagnostikimi

Ju mund të duhet të bëni një ose më shumë prej analizave të mëposhtme: Ekzaminim fizik: Mjeku juaj kontrollon nyjat e ënjtura limfatike, shpretkën ose mëlçinë; Analizat e gjakut: Laboranti kryen një analizë të plotë të qelizave të gjakut për të kontrolluar numrin e qelizave të bardha të gjakut, të kuqe të gjakut, dhe pllakëzave. Leukemia shkakton nivel shumë të lartë të qelizave të bardha të gjakut.

Ajo pa ashtu mund të shkaktojë nivele të ulëta të pllakëzave dhe hemoglobinës, që është pjesë përbërëse e qelizave të kuqe të gjakut; Biopsia: Mjeku largon një pjesë të indit për të shikuar qelizat e mundshme kanceroze. Kjo është metoda e vetme për të vërtetuar sigurt nëse është e pranishme leukemia në palcën kockore. Para se të merret mostra, përdoret një anestezion lokal për të mpirë zonën.

Kjo ndihmon pakësimin e dhimbjes. Mjeku largon ca palcë kockore nga ashti i legenit ose ndonjë asht tjetër i madh. Patologu më pas përdor mikroskopin për të kontrolluar indin për qeliza leucemike. Ekzistojnë dy metoda përmes të cilës mjeku nxjerr palcën e kockave: Thithja e palcës së kockave: Mjeku përdor një gjilpërë të hollë, të zbrazët për të thithur një mostër të vogël të palcës kockore. Biopsia e palcës kockore: Mjeku përdor gjilpërë të hollë, me një majë në formë luge për të prerë dhe marrë një pjesë të vogël të kockës dhe palcës kockore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency