Arabia Saudite kundër terrorizmit

0
144

 

arrhttps://youtu.be/s3IdbqP-2es

 

Arabia Saudite ka prezantuar aleancën ushtarake prej 34 shtetesh myslimane të cilat do të luftojnë terrorizmin. Sipas një deklarate të lëshuar nga Arabia Saudite, kjo aleancë ka për detyrë të mbrojë myslimanët nga terroristët, pavarësisht fesë apo emrit që kanë.

“Vendet kanë vendosur për formimin e një aleance ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite për të luftuar terrorizmin, me një qendër të përbashkët të operacioneve në Riad për të koordinuar dhe mbështetur operacionet ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

Në listën e gjatë të vendeve myslimane që do të bëjnë pjesë në këtë aleancë përfshihen edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Malajzia, Pakistani dhe shtetet afrikane.

Princi i Arabisë Saudite dhe ministri i Mbrojtjes, Mohammed bin Salaman, gjatë një konference për shtyp, tha se aleanca do të luftojë terroristët në Irak, Siri, Libi, Egjipt dhe Afganistan, por nuk përmendi se cilat do të jenë veprimet konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency