3 planet kombëtare shqiptare/Gjermeni: Banesat informale, ende problem madhor në vend

0
113

Gjermeni-prezanton

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka prezantuar tri planet kombëtare shqiptare në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën. Kështu, ministrja e Zhvillimit Urban dhe specialistët të cilët e shoqërojnë, morën pjesë në takimin e 76-të të Komitetit të Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës, i cili zhvillohet në Gjeneve të Zvicrës. Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjermeni deklaroi para Komisionit se reformat e qeverisë në territor sigurojnë kohezion social dhe përdorim më të mirë të burimeve natyrore. Ajo vlerësoi transparencën dhe ekuilibrin mes interesave publike dhe atyre private. Gjermeni tha se planifikimi i mirë hapësinor është parakusht për rritjen ekonomike në vend. Ndërsa sa i përket banesave informale, Gjermeni pranoj se është akoma problem i madh për vendin, duke shtuar se krahas legalizimeve po punohet edhe për projektet urbanizuese të këtyre zonave. Në dy vite për këto projekte u investuan 3.1 mln dollarë duke përmirësuar shërbimet për 25 mijë banore. Brenda vitit 2016 do të funksionojë sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit, në përputhje me reformën kombëtare të qeverisë për dixhitalizimin dhe lehtësimin e shërbimeve. Tri planet kombëtare, të hartuara falë dy vitesh punë, mbështetur me ekspertizë nga KiE udhëheqin investimet, rregullojnë kontrollin e territorit dhe mbrojnë mjedisin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency