“Sport Illuestrated”: Serena Williams, sportistja e vitit

0
147

SerenaSerena-1-640x499Serena-2-640x640

“Serena nuk është vetëm lojtarja më e madhe e tenisit e brezit të saj, është më forta e të gjithë kohërave dhe një nga sportistet më mbizotëruese”. Me këtë motiv, “Group Editor” e “Sports Illuestrated” e drejtuar nga Paul Fichtenbaum, revista prestigjioze amerikane, ka kandiduar Williams-in si sportisten e vitit për vitin 2015, një çmim që nuk fitohej nga një sportiste femër që prej 30 vjetësh. E fundit ka qenë Mary Decker, e cila ka qenë sportistja e vetme e cila ka rritur njëkohësisht të gjitha rekordet amerikane nga 1.500 metra në 10 mijë metra.

Ndërsa 34-vjeçarja, numri 1 i tenisit botëror, ka fituar 53 nga 56 ndeshjet e zhvilluara këtë vit, duke fituar pesë tituj dhe duke iu afruar Grand Slam-it, një ëndërr e dështuar në Nju Jork në gjysmëfinale kundër italianes Roberto Vinci.

“Ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por gjëja vërtet më e jashtëzakonshme është se gjithnjë ka arritur të qëndrojë në nivele shumë të larta për këtë vit”, – ka komentuar Fichtenbaum, i cili për këtë rast, ka njoftuar ndryshimin formal të titullit të dhënë nga revista: jo sportisti i vitit, ose sportistja e vitit, por personazhi sportiv (‘sportperson’). Me këtë çmim, Williams hyn në klubin ekskluziv të legjendave të sportit, mes të cilëve Muhammad Ali (1974),  Arthur Ashe (1992), LeBron James (2012), Michael Jordan (1991), Billie Jean King (1972), Joe Montana (1990) e Jack Nicklaus (1978).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency