Së shtejti telefoni që do ju surprizojë…

0
127

tel

Nëse dikush do t’ju thoshte se muajin tjetër do të lançohet një celular i cili mund ta mbajë baterinë për një javë të plotë, pa pasur nevojë për ta rimbushur, sigurisht se do të qeshnit.

Por, çfarë nëse ne do t’ju thoshim juve se do të lansohet një celular i cili do të mund ta mbajë baterinë jo një javë, por dy?

Në fakt, kjo pritet të bëhet. Oukitel është një emër që ju sigurisht nuk e keni dëgjuar më parë, por që më nuk do ta harroni. Kjo kompani nga Kina, që është prodhues i celularëve, sapo ka njoftuar se celulari i ri i quajtur K10000, dhe që do të ketë sistem Android, do të jetë në gjendje që të kalojë 15 ditë pa u rimbushur fare me energji.

Nëse jeni përdorues i iPhone ose Samsung Galaxy, e dini se celulari juaj nuk mund ta mbajë baterinë as 15 orë, se lëre më 15 ditë.

Celulari përmban një bateri të madhe 10,000 mAh, por bateria nuk është e vetmja që do ta mundësojë këtë jetëgjatësi të celularit. Celulari vjen me disa komponentë të cilët janë shumë “të shoqërueshëm” me baterinë, krahasuar me pjesët e celularëve të tjerë të cilët “e hanë” baterinë.

Celulari pritet të fuqizohet nga një procesor 1GHz MediaTek, i cili do të mbështetet nga 2GB RAM. Modeli i rrallë pritet të ketë një ekran 5.5 inç me një rezolucion 720p, një kamerë mbrapa 8MGP dhe një kamerë para 2MGP, 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, mbështetje për mikro-kartë SD dhe versionin Android 5.1 Lollipop.

Përveç këtyre veçorive, celulari peshon vetëm 184 gramë, që do të thotë se është më i lehtë se një iPhone 6S Plus. Celulari pritet të ketë një çmim global prej 300 euro, me porositë që është caktuar të fillojnë më 21 janar, 2016.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency