Lista me emrat e prokurorëve të transferuar: Llalla vazhdon “hakmarrjen” ndaj prokurorit Hajdari, e transferon në Shkodër

0
116

llalla dhe hajdari_4

 

 

 

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot transferimin e 8 prokurorëve, pas kërkesës së kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në listë është edhe Shkëlqim Hajdari, me të cilin kryeprokurori Llalla pati një përplasje fizike sipas dëshmimtarëve, por që nuk u konfirmua zyrtarisht.

Është fjala për sherrin gjatë një takimi të Shqoqatës së Prokurorëve Shqiptarë, në krye të së cilës ishte Shkëlqim Hajdari.

Pak pas sherrit, Llalla e shkarkoi Hajdarin nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, duke e lënë një prokuror të thjeshtë pranë kësaj prokurorie.

Ndërsa me propozimin e fundit e ul akoma në detyrë, duke e çuar prokuroor të thjeshtë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Më poshtë lista me emrat e prokurorëve të transferuar.

Elion Mustafaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec

Shkëlqim Hajdari në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Florian Bonjaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Kudusi Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Granit Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Anton Martini në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency