Konferenca e Parisit për Kilmën /Shqipëria i vetmi vend që mungoi

0
137

KKLL

 

 

 

 

Konferenca Ndërkombëtare për Klimën, e mbajtur në Paris, ishte kryelajmi i mediave ndërkombëtare thuajse gjithë javën.Ishte e para marrëveshje e 195 vendeve për të ulur nivelin e gazeve që shkaktojnë efektin serë. Ajo u përshëndet anembanë globit si hap i rëndësishëm për të shpëtuar planetin. Por gjejeni kush mungoi në të? Shqipëria! Siç shihet nga kjo foto, të vetmet karrige bosh janë ato të rezervuara për vendin tonë. Edhe pse kryeministrit tonë i pëlqen shpeshherë të shfaqet si lider global, kur puna e thërret që vërtet të shpalosë pikëpamjet e tij për çështje globale ai preferon të shkojë në Jug e të flasë për “të rënët nga Alpet që kanë pushtuar tokat e bregdetit”. Ai duket se i ka zgjidhur problemet me ndotjen e mjedisit dhe për këtë arsye e ka parë të panevojshme që t’i ketë përfaqësuesit në sallën e diskutimeve dhe vendimmarrjes për një çështje të një rëndësie të tillë. A ju kujtohet kur rriti taksën e qarkullimit që e paguajmë në çdo litër naftë që blejmë? Në atë kohë kryeministri ynë tha se po e bënte për një mjedis të shëndetshëm dhe për shëndetin e shqiptarëve. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja përse Shqipëria nuk u paraqit në konferencë, pasi ato që bota vendosi këtë javë, qeveria Rama i ka vendosur një vit e kusur më parë. Taksa e qarkullimit  u rrit për këtë qëllim, ndonëse këto ditë është mësuar se makinat e shqiptarëve kanë çliruar në mjedis gazra të 4.4 milionë tonëve naftë të papërpunuar, që është shitur kontrabandë, me taksë apo pa taksë karboni e qarkullimi brenda. Duke parë këto përparime në letër, qeveria shqiptare e ka parë të panevojshme të përfaqësohet në konferencën që u mbajt në kryeqytetin francez. Parisin, me gjasë kryeministri ynë e ka rezervuar për të çuar ekspozitën e tij personale dhe jo për të shpenzuar më kot paratë e taksapaguesve shqiptarë për të votuar vendime që ai i ka marrë me kohë në vend.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency